Posts

ÇRREGULLIMET MOTORIKE TË EZOFAGUT!

ÇRREGULLIMET MOTORIKE TË EZOFAGUT!   Funksioni parësor i ezofagut është transportimi i materialit të përtypur nga goja dhe faringu drejt stomakut dhe në të njëjtën kohë të parandalojë kalimin retrograd të përmbajtjes së stomakut drejt ezofagut dhe traktit respirator. Çrregullimet motorike të ezofagut ndahen në çrregullime me mosfunksionim të rajonit të qafës (muskulatura e strijuar) dhe çrregullime të rajonit të trupit të ezofagut dhe sfinkterit të poshtëm të ezofagut. Çrregullimet motorike të rajonit të qafës shkaktohen kryesisht nga ndryshimet neurologjike (goditje, sëmundja e Parkinsonit, skleroza laterale amyotrofike, korea e Huntingtonit, paraliza e nervit rekurrent të laringut) ose sëmundjeve muskulore (myopatitë inflamatore, polymyositis, distrofia muskulare, myasthenia gravis ). Në përgjithësi, këto kushte karakterizohen nga disfagia oro-faringeale, me paaftësi për të përparuar bolusin (përmbajtjen, masën) ushqimor nga faringu në ezofag, të cilat, shpesh shoqërohen ...

DIARREJA KRONIKE

Top of FormBottom of Form DIARREJA KRONIKE Diarreja është një gjendje e aparatit tretës që shkakton jashtëqitje të lirshme ose të holluar (të ujshme). Shumë njerëz përjetojnë diarre në një pike të jetës së tyre. Këto periudha janë shpesh akute dhe zgjidhen brenda dy ditësh pa komplikime. Megjithatë, disa përjetojnë një diarre që vazhdon për më shumë se dy deri në katër javë. Kjo quhet DIARRE KRONIKE . Diarreja akute ose afatshkurtër zakonisht nuk është serioze, por jashtëqitjet kronike, të holluara me ujë mund të shfaqin probleme nëse nuk trajtohen. Prandaj është e rëndësishme të kuptohet shkaktari i diarres ë  dhe të trajtohet sëmundja bazë (fillestare). Simptomat e diarresë kronik e Simptomat kryesore të diarresë kronike janë jashtëqitjet e lirshme ose ujshme që vazhdojnë për javë të tëra. Këto jashtëqitje mund të shoqërohen edhe me një ndjenjë urgjence për të shkuar në tualet, por gjithashtu mund të ketë edhe simptoma të tjera, siç janë: • Krampet (ngërçet) e barkut ...