Posts

Simptomat për sëmundjet në trupin e njeriut!

Image
Të gjithë njerëzit ndjejnë shqetësime të ndryshme, dikush në stomak, dikush në veshka, disa kanë fyt delikat, e disa kanë probleme me jashtëqitjen. Ka njeri që të mos ankohet për gjendjen shëndetësore?! Në fakt, në një lloj mënyre, të gjitha sëmundjet janë të parandalueshme, pra mund të luftohen që në fillesat e tyre, por për këtë, në fillim duhet të dimë simptomat e para të secilës sëmundje më vete. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste, kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit a

COVID-19

Nisur nga situata aktuale e shtimit te numrit te te prekurve nga COVID-19, kryesisht ne qytetin e Tiranes, lind akoma me teper nevoja per te rivleresuar organizimet spitalore te spitaleve rajonale ne te gjitha nivelet, se ku mund te permiresohet sherbimi dhe si mund te organizohet me mire Sugjerimet e meposhtme vlejne duke marre spitalet rajonale si spitale jo-COVID Do ti ndaja sugjerimet ne 3 pjese: Urgjencat e Spitaleve Ambientet spitalore jasht urgjences Personeli shendetsor URGJENCA E SPITALEVE TRIAZHIMI NE HYRJE TE URGJENCES Triazhimi ne hyrje te urgjences duhet te kryhet, ku eshte e mundur, ne nje ambient vecmas, mundesisht nje tende. Tenda mund te vendoset prane hyrjes se urgjences dhe mund te filtroje pacientet kryesisht me temperature duke i drejtuar ata drejt tendes dhe jo drejt ambienteve te brendshme te urgjences. Kjo i jep mundesine personelit te plotesoje te dhenat e pacientit, te marre parametrat, te plotesoje formularet e prestampuar me pyetje dhe te vendose pacientit m

Gurët e tëmthit, opsionet e kurimit pa operacion

Image
Konsumimi i ushqimeve të yndyrshme, mund të krijojë një tepri të madhe kolesteroli në lëngun e tëmthit, e për pasojë mund të shkaktojë kolelitiazën, e njohur si gurë në tëmth. Krijimi i këtyre gurëve mund të mos japë simptoma për vite me radhë, në një kohë që madhësia e tyre progresion kohë pas kohe, e madje mund të arrijë deri në përmasat e një topi golfi. Çfarë janë gurët në tëmth dhe si formohen? Gurët në tëmth ose kolelitiaza është prania e një ose më shumë gurëve, pra janë depozita të ngurtësuara të lëngjeve të tretjes që mund të formohen në fshikëzën e tëmthit. Ata variojnë në madhësi nga të vegjël sa një kokërr rërë dhe deri në të mëdhenj sa një top golfi. Disa njerëz zhvillojnë vetëm një gur në tëmth, ndërsa disa të tjerë zhvillojnë shumë gurë në të njëjtën kohë.   Si krijohet llumi biliar? Llumi biliar është shpesh pararendës i gurëve të tëmthit. Ai përbëhet nga bilirubinati i kalciumit, mikrokristale të kolesterolit dhe mucina. Llumrat zhvillohen gjatë ngushtimit të fshikëzës

Variçela (Lija e dhenve)

Image
Variçela (Lija e dhenve)!   Një ndër  sëmundjet  më të shpeshta sezonale është edhe lija e dhenve, ose siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore Variçela. Mjekët vënë në dukje se shumë nga këto sëmundje që kalohen gjatë fëmijërisë, lënë imunitet (mbrojtje) të përjetshme tek njeriu. Por, në përgjithësi këto sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë kujdesi duhet të jetë maksimal, pasi përveç vetes rrezikojmë transmetimin e infeksionit edhe tek fëmijët e tjerë që qëndrojnë në të njëjtin ambient. Megjithatë me pak kujdes pothuajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje. Variçela është një sëmundje ngjitëse akute e zakonshme tek fëmijët, veçanërisht të atyre nën moshën 12 vjeçare, e cila duhet ndjekur me kujdes.      Çfarë është variçela ?   Është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela - zoster”. Ky është një virus që shkakton dy sëmundje: zjarrin e natës (Herpes-Zoster) dhe li

GRIPI

Image
GRIPI!!! Si   të parandalojmë komplikacionet                                                    Sëmundja që ka shkaktuar miliona viktima në historinë e njerëzimit nuk duhet trajtuar si një gjendje kalimtare. Kujdes i veçantë ndaj personave me imunitet të dobët. Çfarë duhet të bëjmë kur konstatojmë simptomat e para dhe eliminimi i përdorimit të antibiotikëve pa rekomandimin e mjekut Gripi i zakonshëm është një sëmundje virale, kryesisht e përhapur gjatë stinës së dimrit, megjithëse kohët e fundit për shkak të ndryshimeve klimaterike të planetit tonë dhe ndryshimit të menjëhershëm të temperaturave shfaqet edhe në stinët e tjera. Madje po t’i referohemi verës së vitit që sapo lamë pas, kanë qenë mjaft të shpeshta rastet e prekura nga gripi stinor. Simptomat e gripit janë kryesisht rinitet (rrjedhje hundësh), lotim i syve, djegie fyti, kollë, dhimbje muskujsh dhe koke dhe temperaturë e lartë mbi 38-39. Në disa raste, gripi mund të shoqërohet dhe me të përziera dhe të vjella, sidomos

MORBUS CROHN

Image
MORBUS CROHN,  # SHKAKU ,  # SIMPTOMAT ,  # DIETA !!! Çfarë është Morbus Crohn? Morbus Crohn (Sëmundja e Crohn) është një sëmundje që zakonisht prek zorrën e vogël dhe më pak zorrën e trashë (kolonin), por mund të përfshijë edhe pjesën tjetër të traktit gastrointestinal - gojën, ezofagun dhe stomakun. Inflamacioni kronik, i cili është baza e sëmundjes së Crohn shkakton ulçera, ënjtje dhe çarje të pjesëve të zorrëve që përfshin. Morbus Crohn ka disa emra si psh, enterit granulomatoz, enterit rajonal, ileitis dhe kolit granulomatoz në rastet kur përfshin zorrën e trashë. Çfarë e shkakton Morbus Crohn? Shkaku i inflamacionit kronik në sëmundjen e Crohn është i panjohur. Teoria kryesore është që që inflamacioni iniciohet nga bakteret që jetojnë brenda zorrëve. Normalisht shumica e inflamacionit zakonisht shtypet nga imuniteti dhe sëmundja e shkaktuar nga inflamacioni shërohet, ndërsa në sëmundjen e Crohn, Inflamacioni nuk shtypet dhe vazhdon të progresojë. Inflamacioni i vazhdueshëm ndosht

NERVI SHIATIK

Image
NERVI SHIATIK       Më shpesh, dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj. Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj periudhe. Faktorë risku janë edhe artritet degjenerative të vertebrave të belit, të kockave të bacinit (legenit), si edhe sëmundjet e disqeve vertebrale. Sëmundja e nervit shiatik ose shiatiku (siç e njohin njerëzit) Shiatiku përshkruan dhimbjen e vazhdueshme të ndjerë përgjatë nervit shiatik. Ky nerv fillon nga fundshpina, vazhdon poshtë nëpër vithe dhe deri në fund të këmbës. Ai