COVID-19
Nisur nga situata aktuale e shtimit te numrit te te prekurve nga COVID-19, kryesisht ne qytetin e Tiranes, lind akoma me teper nevoja per te rivleresuar organizimet spitalore te spitaleve rajonale ne te gjitha nivelet, se ku mund te permiresohet sherbimi dhe si mund te organizohet me mire
Sugjerimet e meposhtme vlejne duke marre spitalet rajonale si spitale jo-COVID
Do ti ndaja sugjerimet ne 3 pjese:
Urgjencat e Spitaleve
Ambientet spitalore jasht urgjences
Personeli shendetsor
URGJENCA E SPITALEVE
TRIAZHIMI NE HYRJE TE URGJENCES
Triazhimi ne hyrje te urgjences duhet te kryhet, ku eshte e mundur, ne nje ambient vecmas, mundesisht nje tende. Tenda mund te vendoset prane hyrjes se urgjences dhe mund te filtroje pacientet kryesisht me temperature duke i drejtuar ata drejt tendes dhe jo drejt ambienteve te brendshme te urgjences. Kjo i jep mundesine personelit te plotesoje te dhenat e pacientit, te marre parametrat, te plotesoje formularet e prestampuar me pyetje dhe te vendose pacientit maske e cila do te sherbeje si mbrojtje per me tej. Nje anamneze e mire ndihmon me vone si per vleresimin e pacientit ashtu edhe per epidemiologjine si dhe minimizon kohen qe pacienti duhet te kaloje ne ambientet e brendshme te spitalit ne zona qe konsiderohen jeshile
MBLEDHJA E TE DHENAVE
Mbledhja e te dhenave duhet te merret nga infermieri ne tenden e jashtme ose ne pamundesi per te pasur nje tende, ne ambientin ku do te qendroje pacienti e cila mendohet te jete dhoma e izolimit ne urgjence. Ne ndihme do ti vijne formulare qe mund te pergatiten paraprakisht me ndihmen e infeksionistit ose pneumologut ose epidemiologut. Kjo menyre e mbledhjes se te dhenave do te beje te mundur qe te mos ekspozohet personel shtese ne nje ambient mundesisht te kontaminuar si dhe te mos harxhohen mjete mbrojtese personale (MMP) si veshje ose maska ose doreza. Nje here qe te dhenat jane mbledhur, bashke me analizat dhe imazherine, rasti inkuadrohet edhe me shpejt edhe ne mungese te infeksionistit ose pneumologut ne ate moment ne urgjence dhe mund te procedohet me tej me marrje te mundshme tamponi pa humbur kohe
VEPRIME SEKUENCIALE “TE PROTOKOLLUARA”
Ne momentin qe nga tenda pacienti inkuadrohet si suspekt COVID ose pacienti eshte futur ne dhomen e izolimit si suspekt COVID, infermieri pergjegjes per ate dhome duhet te kete te qarte nje seri veprimesh “robotike” si plotesim formulari, marrje parametrash (nese nuk jane marre), EKG, analiza . Kjo do te beje te mundur minimizimin e kohes se kontaktit te personelit infermieror me nje pacient te dyshuar dhe do te beje te mundur qe njehere qe infermieri del nga dhoma, te mos kete nevoje te rikthehet per detaje dhe te riekspozohet. Keto veprime dhe analizat qe do te marre vendosen qe me pare ne nje protokoll i cili mund te ngjitet ne hyrje te dhomes nga ana e jashtme dhe behen lehtesisht te konsultueshme nga cilido qe eshte ne turn duke qene se ka turnover
KRYERJA E TAMPONIT
Duhet te instruktohet personel qe te kryeje tamponin sipas procedures me te mire ne menyre qe te shmangen rezultate negative te lidhura me kryerjen e tamponit. Kjo do te pershpejtoje kohet e kryerjes dhe nuk do ngelet procedura peng e pranise apo jo te epidemiologeve per ti marre.
DHOMA E IZOLIMIT
Dhoma e izolimit te jete sa me jasht urgjences dhe mundesisht me korridor ose rruge ecje te ndare nga pjesa tjeter e urgjences. Duhet te jete e pajisur me dalje oksigjeni si dhe banjo vecmas. Kjo do te minimizoje edhe kontaminimin e ambienteve te tjera te urgjences. Levizjet nga dhoma e izolimit drejt imazherise duhet te kryhen, nese eshte e mundur, ne rruge alternative
PACIENTI DHE FAMILJARET
Asnje nga familjaret e pacientit nuk duhet te futet ne urgjence pa maske. Te reduktohet ne maksimum numri i familjareve brenda ne urgjence. Te vendosen tabela sinjalizuese per keto rregulla qe popullata te jete ne dijeni. Rojet tek dera e urgjences mund te ndalin pjesen me te madhe te tyre si dhe te instruktojne pjesen tjeter qe te marre maske. Prania e policise si postacion fiks ne urgjence do te ndihmonte aty ku rojet nuk arrijne te menaxhojne si situate. Gjithashtu pacientet qe nuk paraqesin insuficience respiratore, te cilitdo lloji qofshin si problematika, te futen ne urgjence me maske ose mundesisht ti gjendet maska ne nje kohe sa me te shkurter
PASTRIMI
Te kryhet pastrimi i dhomes se izolimit dhe te ambienteve te radiologjise sipas protokolleve te miratuara dhe per cdo here te shenohen ne nje regjister vecmas se kur behen keto pastrime dhe desifektime dhe me cfare jane pastruar
DATABASE I PACIENTEVE DHE IMAZHERISE
Pacientet te cilet suspektohen si COVID keshillohet te kene nje regjister vecmas i cili do te ndihmoje per ti gjetur me shpejt si dhe per ti vleresuar me shpejt ne te ardhmen. Imazhet e tyre te ruhen ne kompjuter ose ne harddisk te jashtem ose CD te cilat do te sherbejne per krahasime ne te ardhmen dhe per mbledhje te dhenash edhe me qellime te mundshme studimi ose per te perjashtuar dyshime kur keta paciente te paraqiten ne te ardhmen me imazheri te dyshimte
PLANI B
Cdo spital duhet te krijoje idene se cili eshte numri maksimal i pacienteve te dyshuar qe do jete ne gjendje te menaxhoje dhe te mendoje qe tani se si do sillej nese ky numer do tejkalohej (ketu duhet te llogaritet koha nga hyrja e pacientit deri ne pergjigjen e tamponit dhe cfare do te ndodhte nese brenda kesaj kohe do mbusheshin vendet e menduara per izolim. Cdo spital ne varesi te distances me Tiranen mund ta kete te ndryshme kete kohe). Kjo do te conte ne ide se si mund te zgjerohen ambientet e urgjences, nje ristrukturim i atyre ambienteve, si mund te behet nje turn over me i shpejte i dhomave te izolimit
PROTOKOLLE
Te incentivohen protokolle te brendshme te cilet mund te lehtesojne punen personelit dhe te permiresojne sherbimin duke reduktuar maksimalisht rrezikimin e personelit dhe pacienteve ne ambientet spitalore. Nuk eshte e thene qe duhet patjeter te sillen protokolle nga ministria per gjera qe mund te organizohen edhe te brendshme. Aty ku ka protokolle nga ministria, ato duhet te jene te pranishme ne format te printuar dhe ta kete personeli. Nese eshte ne forme algoritmash, algoritmat te varen ne zona ku mund te konsultohet nga personeli
AMBIENTET SPITALORE JASHT URGJENCES
SPOTET MBI PATOLOGJINE DHE KESHILLAT PER PARANDALIM
Keshillohet vendosja e monitoreve ne ambientet me te trafikuara te spitalit sic mund te jene hollet kryesore ose korridoret qe lidhin sherbime te ndryshme. Ne keto monitore mund te vendosen filmime te shkurtra me keshillat mbi veprimet qe duhen bere dhe nuk duhen bere ne kohe pandemie si dhe instruksione mbi perdorimin e maskave. Efekti viziv do te jete jo i paket dhe mesazhet qe do te kalohen do te jene me te ngulitura ne popullate
ASNJE PACIENT OSE FAMILJAR PA MASKE NE AMBIENTET BRENDA SPITALIT
Duhet te behet e qarte qe asnje pacient ose familjar te mos futet ne ambientet e brendshme te spitalit pa maske dhe kjo gje duhet te jete kategorike dhe te mos behen leshime. Mundesisht asnje familjar, pervec ku eshte nevoja absolute, te mos futet ne spital pervecse ne orarin e vizitave dhe me maske. Duhet te ngrihet nje grup inspektimi qe ta vleresoje qe kjo gje zbatohet. Si pacientet edhe familjari, duhet te desifektojne duart ne hyrje te spitalit kur futen dhe kur dalin
MATJA E TEMPERATURES ME TERMOMETER ELEKTRONIK
Keshillohet ti matet temperatura pacienteve qe vijne per konsulta per cilendo arsye dhe kjo do beje te mundur nje filtrim sado te pakte te ketyre pacienteve dhe ata qe paraqiten me temperature qofte edhe subfebrile, ti referohen urgjences ose mjekut te familjes. Nuk eshte nevoja ti matet shoqeruesit, i cili duhet te jete gjithsesi i pajisur me maske
ORGANIZIMET ME GRUPE TE WHATSAPP-it
Teknologjia mund te vije ne ndihme ne keto rrethana. Organizimi me ane te whatsappit ku mund te behen grupe te drejtuara nga drejtoria ku cdo pacient i dyshuar qofte me klinike ose imazheri ti hidhen te dhenat ne grup dhe te diskutohet rasti dhe veprimetve metejshme qe kryhen. Grupi mundesisht te perbehet nga infeksionistet, radiologet, pneumologet, shefi i urgjences dhe shefi i anestezisteve (aty ku ka). Grupe te tilla mund te ngrihen edhe per te pasur dijeni mbi gjendjen e MMP (mjete mbrojtese personale) ne spital ose situates se laboratorit etj
DHOMA IZOLIMI NE REPARTE
Keshillohet qe cdo repart te kete nje dhome izolimi. Ne momentin qe nje pacient do te vleresohet si suspekt, edhe minimal, dhe i merret tampon, pacienti te kalohet ne keto dhoma derisa te merret pergjigja e tamponit dhe te rikthehet serish ne dhomen ku ishte nese tamponi vjen negativ. Kjo do te reduktonte maksimalisht ekspozimin si dhe do te mbronte personelin. Deri ne dalje te tamponit, personeli ti konsideroje si suspekte dhe te vishet si per pacient suspekt covid per ate dhome! Ne keto raste, te kete nje infermiere te dedikuar per ate dhome e veshur me MMP te duhur
FAQET E INTERNETIT DHE FACEBOOK TE SPITALEVE
Duhet te perdoren ne menyren sa me eficiente te mundshme. Duhet te paraqesin informacione vazhdimisht rreth COVID si dhe te reja mbi kete tematike. Lajme te tilla behen burim i sigurte edhe per portalet e rrethit te cilet do te marrin lajme te sigurta dhe ne kete menyre, ne rruge indirekte, luftohet edhe fenomeni i “fake news”. Nuk eshte e thene qe duhet te pritet patjeter cdo gje nga ministria per postera ne nje kohe qe mund te kete departamente IT qe mund te pergatisin gjera te tilla. Gjithashtu faqja e FB e cdo spitali duhet te jete pjese e profileve te cilitdo qytetar te rrethit dhe te informohen sa me shume rreth tematikave.
PERSONELI SHENDETSOR
TRAJNIMI I PERSONELIT
Personeli shendetsor (mjeke, infermiere) duhet te trajnohet dhe updatohet here pas here me protokollet e vleresimit te nje pacienti te dyshuar dhe te vihen ne dukje ato rrethana ku mund te rrezikohet nje infektim i mundshem. Gjithashtu, duhet te kryhen rregullisht rifreskime te protokolleve qe jane ne gjendje dhe te shihen se ku mund te permiresohen. Infermieret dhe mjeket duhet te trajnohen here pas here mbi MMP, menyren se si duhet te sillen me nje pacient duke e ditur ose jo nese ai eshte i infektuar ose jo
PERSONELI DUHET TE MBAJE MASKEN (DHE MMP E DUHUR SIPAS RRETHANAVE)
Kjo pike duhet te behet e detyrueshme dhe e panegociueshme me personelin dhe nuk duhet te kryhen leshime. Aktualisht jemi ne situaten qe nuk mund ti lejojme vetes gabime ne kete aspekt te pakten. Personeli shendetsor gjate gjithe orarit te punes, duhet te mbaje masken, aq me teper kur viziton pacientet ku duhet te pajiset mundesisht edhe me doreza. Duhet te kryhen kontrolle qe personeli te ndjeke udhezimet per mbajtjen e maskave dhe keto kontrolle te jene te befasishme
PERSONELI I DHOMES SE IZOLIMIT
Infermieri i dhomes se izolimit duhet te kete minimalisht maske FFP2 (ose N95) dhe veshjen mbrojtese. Cdo personel i cili do kete te beje me hyrjen e dhomen e izolimit duhet te pajiset me maska te tilla. Spitali duhet te jete i pajisur me MMP per keto rrethana
MJEKU I PUNES OSE GRUPI I INFEKSIONEVE SPITALORE
Do keshillohej qe spitalet te kishin mjekun e punes ose grupin e infeksioneve spitalore aktive sidomos ne kete periudhe ne menyre qe cdokush nga personeli i cili paraqet temperature ose kolle, te referohet per vleresim te menjehershem tek mjeku i cili ndjek me tej rastin per vleresime ose dergim ne shtepi. Kjo do te minimizonte rreziqet per zgjerime te infeksioneve intraspitalore
FAKE NEWS
Duhet patjeter te crrenjosen disa koncepte si “virusi nuk ekziston”, “e kemi kaluar piken ne janar, shkurt apo mars” dhe te bindemi qe virusin e kemi ketu, nuk ka rendesi per praktiken tone se kur ka filluar por te jemi te bindur qe eshte ketu dhe duhet te bejme kujdes. Eshte nje virus i ri keshtu qe cdo gje duhet te vleresohet me kujdes dhe pa u nxituar. Duhet te jemi te gjithe bashkepunues njeri me tjetrin. Dhe gjithmone, BENI KUJDES, BENI KUJDES, BENI KUJDES. PER VETEN, PER FAMILJARET TUAJ, PER KOMUNITETIN TUAJ.
Dr.Ilir Halili
Pneumolog/ Durres
Postim I vlefshëm
ReplyDelete