MORBUS CROHN

MORBUS CROHN, #SHKAKU#SIMPTOMAT#DIETA!!!



Çfarë është Morbus Crohn?


Morbus Crohn (Sëmundja e Crohn) është një sëmundje që zakonisht prek zorrën e vogël dhe më pak zorrën e trashë (kolonin), por mund të përfshijë edhe pjesën tjetër të traktit gastrointestinal - gojën, ezofagun dhe stomakun.
Inflamacioni kronik, i cili është baza e sëmundjes së Crohn shkakton ulçera, ënjtje dhe çarje të pjesëve të zorrëve që përfshin.
Morbus Crohn ka disa emra si psh, enterit granulomatoz, enterit rajonal, ileitis dhe kolit granulomatoz në rastet kur përfshin zorrën e trashë.


Çfarë e shkakton Morbus Crohn?


Shkaku i inflamacionit kronik në sëmundjen e Crohn është i panjohur.
Teoria kryesore është që që inflamacioni iniciohet nga bakteret që jetojnë brenda zorrëve.
Normalisht shumica e inflamacionit zakonisht shtypet nga imuniteti dhe sëmundja e shkaktuar nga inflamacioni shërohet, ndërsa në sëmundjen e Crohn, Inflamacioni nuk shtypet dhe vazhdon të progresojë.
Inflamacioni i vazhdueshëm ndoshta ndodh për shkak të faktorëve ambiental (bakteret), si dhe faktorët gjenetikë që ndikojnë në sistemin imunitar.


Morbus Crohn në fëmijë dhe adoleshentë!


Sëmundja e Crohn më së shumti prek fëmijët në adoleshencën e vonë dhe të rinjtë të moshës 20 deri në 30 vjeç.
Ndonjëherë mund të prekë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Morbus Crohn nuk është e rrallë.
Për fëmijët, problemet sociale të krijuara nga simptomat e sëmundjes së Crohn janë të vështira për t'u përballuar meqë sëmundja mund të kufizojë aktivitetet ditore. Inflamacioni kronik gjithashtu frenon rritjen dhe vonon pubertetin.
Faktorët emocionalë dhe psikologjikë gjithmonë duhet të konsiderohen në të rinjtë me sëmundjen e Crohn.


Si ndikon sëmundja e Crohn në zorrë?


Shenjat e para të sëmundjes së Crohn janë ulcerat e vogla, të quajtura ulcerat aftoze, të shkaktuara nga gërricjet në shtresën e brendshme të zorrës si pasojë e inflamacionit.
Ulçerat bëhen gjithmonë më të mëdha dhe më të thella.
Me zgjerimin e ulçerave vjen ënjtja e indit dhe çarja e sipërfaqes së zorrës, duke ngushtuar dhe tendosur zorrë.
Si përfundim, ngushtimi i zorrës mund të shkaktojë pengesë në kalimin normalisht të ushqimit përmes zorrës.
Ulçerat e thelluara mund të depërtojnë plotësisht në muret e zorrëve dhe të hyjnë (penetrojnë) në organet e afërta, siç është fshikëza e urinës, vaginal si edhe në pjesë të tjera të zorrës.
Këto lloj penetrimesh quhen fistula.


Ku ndryshon sëmundja e Crohn nga koliti ulçerativ!


Si Morbus Crohn ashtu edhe koliti ulçerativ janë sëmundje kronike inflamatore të zorrëve.
Koliti ulçerativ përfshin vetëm pjesën e kolonit të traktit gastrointestinal, ndërsa sëmundja e Crohn mund të prekë çdo pjesë të traktit gastrointestinal nga goja deri në anus.
Inflamacioni i kolitit ulcerativ përfshin vetëm shtresën sipërfaqësore të zorrës së trashë, ndërsa inflamacioni i sëmundjes së Crohn shkon më thellë në muret e zorrëve madje edhe përtej mureve duke i çarë ato.


Shënjat (simptomat) e Morbus Crohn


Simptomat më të zakonshme të sëmundjes së Crohn janë dhimbjet e barkut dhe diarreja.
Shenjat e tjera të inflamacionit janë ethet dhe barku i ndjeshëm (sensibël) në prekje.
Duke qenë se simptomat mund të përkeqësohen nga ushqyerja, ngrënia e ushqimit pakësohet dhe kjo çon në humbje të peshës dhe në keq-ushqyerje.
Humbja e ngadaltë e gjakut në zorrë që ndonjëherë nuk kapet as me analizën e feçeve mund të bëjë anemi nga mungesa e hekurit.


Ndërlikimet (komplikacionet) e Morbus Crohn


Komplikacionet e sëmundjes së Crohn përfshijnë keq-ushqyerjen, humbjen e peshës, aneminë, vonesën në rritje dhe pubertetin e vonuar.
Dy ndërlikimet më serioze janë shtrëngimi ose ngushtimi i zorrëve për shkak të çarjeve dhe formimit të fistulave.
Gjakderdhja (hemorragjia) masive dhe shpimi i zorrëve janë të pazakonta.
Ekzistojnë edhe manifestime ekstra-intestinale (jashtë zorrëve) të sëmundjes së Crohn, disa prej të cilave mund të përkeqësohen. Këto përfshijnë artritin, pezmatimin (inflamacionin) e syrit që mund të dëmtojnë shikimin, sëmundjet e lëkurës që ndryshojnë nga të lehta (erythema nodosum) deri në të rënda (pyoderma gangrenosum), gurët e tëmthit dhe humbja e densitetit kockor për shkak të mangësive nga ushqimi.
Shumica e këtyre manifestimeve besohet të jenë si shkak i inflamacionit që ndodh jashtë zorrëve.


Diagnostikimi (zbulimi) i Morbus Crohn


Sëmundja e Crohn zakonisht nuk është e vështirë për t’u diagnostikuar, por ndryshimi i gjerë në ashpërsinë e simptomave, nga të lehta në të rënda dhe natyra jo specifike e simptomave që imitojnë sëmundje të tjera inflamatore të zorrëve (psh. divertikuliti), ndonjëherë krijojnë sfida në diagnostikimin.

Lloji i simptomave dhe një histori familjare për Morbus Crohn janë shumë të rëndësishme në vendosjen e diagnozës.

Shpeshherë, sëmundjet e tjera më të zakonshme inflamatore të zorrëve duhet të përjashtohen, siç janë infeksionet bakteriale të zorrëve dhe parazitët.

Feçet mund të ekzaminohen për shenja të inflamacionit, për gjak të fshehtë ose për rruazat e bardha të gjakut.
Ethet dhe një numër i lartë i qelizave të bardha të gjakut në gjak mund të sugjerojnë për një inflamacion diku në trup.

Si përfundim, zorra e pezmatuar duhet të shikohet dhe nëse është e mundur të merret biopsi. Kjo mund të bëhet me kolonoskopi, e cila lejon edhe marrjen e biopsisë.

Kur inflamacioni nuk përfshin ileumin terminal, mund të jetë e nevojshme të bëhet enteroskopia (endoskopia fibroptike e zorrëve të vogla) për të vizualizuar tërë zorrën e vogël dhe për marrjen e biopsisë.


Trajtimi i Morbus Crohn


Trajtimi i sëmundjes së Crohn ka për qëllim zvogëlimin e inflamacionit, frenimin e shpërthimeve në aktivitetin e sëmundjes dhe ndalimin e remisioneve (kthimit të sëmundjes).
Qëllimi kryesor është lehtësimi i simptomave duke trajtuar skuqjen dhe vënien e sëmundjes në remision, qëllimi dytësor është shtyrja ose parandalimi i operacionit.
Lloji i ilaçeve që përdoret varet nga ashpërsia e inflamacionit dhe sa mirë sëmundja i përgjigjet trajtimit fillestar. Nëse inflamacioni nuk zvogëlohet me trajtimin fillestar, përdoren ilaçe më të fuqishme edhe pse rreziqet për efekte anësore serioze rriten.
Në rastet kur sëmundja është e rëndë, ilaçet më të fuqishme mund të përdoren menjëherë.


Kirurgjia në Morbus Crohn


Kirurgjia duhet të shmanget sa më shumë të jetë e mundur për shkak të probabilitetit të lartë që inflamacioni të përsëritet edhe kur duket se i gjithë inflamacioni është hequr gjatë operacionit.
Ekzistojnë situata në të cilat ndërhyrjet kirurgjikale bëhen të domosdoshme, siç janë shtrëngimet dhe bllokimet e zorrëve ose simptomat që nuk i përgjigjen ndonjë trajtimi me ilaçe.
Zakonisht, operacioni bëhet në minimumin që është nevojshme për t'u kujdesur për komplikacionin.
Kirurgjia mund të përfshijë heqjen e disa pjesëve të zorrëve, shtrirjen (shpëdredhjen) e shtrëngimeve dhe heqjen e fistulave, por nganjëherë mund të kërkojë reseksion (prerje) të të gjithë zorrës së trashë dhe nevojën për një kolostomi ose ileostomi.


Trajtimi me ilaçe


Aminosalicilatet dhe antibiotikët shtypin inflamacionin dhe shoqërohen me efektet më të pakta anësore.
Kortikosteroidet janë shumë të efektshme në shtypjen e inflamacionit, por shoqërohen me efekte anësore serioze kur përdoren për periudha të zgjatura kohore.
Ilaçet e tjera shtypin sistemin imunitar në përgjithësi dhe mund të përdoren për periudha të zgjatura kohore.

Barnat biologjikët janë ilaçe të injektueshme që zvogëlojnë inflamacionin duke bllokuar veprimin e kimikateve specifike që lëshohen nga qelizat imune që provokojnë inflamacionin.
Supresor më të rinj të inflamacionit dhe sistemit imunitar po zhvillohen gjatë gjithë kohës.
Dy imunosupresantë të përgjithshëm janë tacrolimus (Prograf, FK 506) dhe mikofenolat mofetil (CellCept).
Gjithashtu, barna biologjik më të rinj po zhvillohen.


Dieta dhe ushqyerja në sëmundjen e Crohn


Asnjë ushqim specifik nuk besohet se provokon simptomat e sëmundjes së Crohn, megjithëse gjithmonë rekomandohet që nëse disa ushqime të caktuara përkeqësojnë simptomat, atëherë ato ushqime duhet të eliminohen nga dieta.
Mbajtja e një ushqyerja të mirë në sëmundjen e Crohn mund të jetë një sfidë.
Gjatë sëmundjes mund të ndodhë humbja e peshës, si dhe mungesa specifike e vitaminave dhe mineraleve (për shembull, anemia nga mungesa e hekurit).
Pacientët, inflamacioni i të cilëve ende është aktiv nuk kanë shumë oreks, kështu që konsumi i ushqimit zvogëlohet ose llojet e ushqimeve që hanë janë të kufizuara. Ushqyerja në vetvete i përkeqëson simptomat, kështu që personi ha më pak.
Nëse një pjesë e konsiderueshme e zorrës së hollë është e skuqur ose është hequr kirurgjikalisht, atëherë lëndët ushqyese mund të mos përthithen normalisht.
Një ushqyerje e mirë ka të bëjë me kontrollin e inflamacionit, por kur kjo nuk është e arritshme, atëherë duhen përdorur vitamina shtesë, minerale dhe kalori nga burime të tjera.


Përballimi i Stresit


Sëmundja aktive e Crohn siguron shumë strese, dhe stresi i bën simptomat e të gjitha sëmundjeve më keq, përfshirë sëmundjen e Crohn.
Trajtimi më i mirë për stresin është frenimi i inflamacionit.
Kur inflamacioni nuk mund të shtypet, pacientët depresionohen dhe zemërohen.
Kjo gjë ndërhyn në marrëdhëniet me miqtë dhe familjarët, prandaj është e rëndësishme të qëndroni sa më aktivë për të zbutur sa më shumë simptomat, gjithashtu edhe shplodhja është diçka shumë e rëndësishme.


Prognoza (prespektiva) e Morbus Crohn


Për shumicën e pacientëve, sëmundja e Crohn është një sëmundje kronike me përkeqësime të aktivitetit të sëmundjes dhe reaksione të ndryshme.
Megjithatë, ilaçet e duhura dhe kirurgjia herë pas here ofrojnë një cilësi të arsyeshme të jetesës për shumicën e pacientëve.
Nëse ka përparim të simptomave të sëmundjes së Crohn, përparimi zakonisht është i ngadaltë.
Sa më gjatë të jetë e pranishme sëmundja, aqnmë shumë ka të ngjarë të shfaqen ndërlikime, disa prej të cilave do të kërkojnë operacion.
Në fakt, operacioni është i domosdoshëm për shumicën e pacientëve në një pikë të sëmundjes së tyre, problemi është se sëmundja e Crohn zakonisht mund të përsëritet pas operacionit edhe nëse të gjitha inflamacionet e dukshme hiqen nga ana e kirurgut.

Comments

Popular posts from this blog

COVID-19

Variçela (Lija e dhenve)

Simptomat për sëmundjet në trupin e njeriut!