NERVI SHIATIK
NERVI
SHIATIK
Më shpesh, dhimbja e nervit shiatik është si rezultat i hernies diskale, pra i zhvendosjes ose dëmtimit të vertebrave pikërisht aty ku kalon dhe nervi shiatik, gjatë së cilës bëhet edhe shtypja e fijes nervore dhe rrjedhimisht duke çuar në perceptimin e dhimbjes. Shkaktarë të tjerë mund të jenë infeksione të ndryshme (inflamacione) të kockave që janë afër me këtë zonë, hemorragji të ndryshme në atë zonë, plagosjet, aksidentet, traumat etj.
Kjo situatë mund të krijohet edhe gjatë shtatzënisë si rezultat
i shtypjes së nervit shiatik nga uterusi (mitra) i zmadhuar gjatë kësaj
periudhe. Faktorë risku janë edhe artritet degjenerative të vertebrave të
belit, të kockave të bacinit (legenit), si edhe sëmundjet e disqeve vertebrale.
Sëmundja e nervit shiatik ose shiatiku (siç e njohin njerëzit)
Shiatiku përshkruan
dhimbjen e vazhdueshme të ndjerë përgjatë nervit shiatik. Ky nerv fillon nga
fundshpina, vazhdon poshtë nëpër vithe dhe deri në fund të këmbës. Ai është
nervi më i gjatë në trupin e njeriut. Dhimbja ndodh atëherë kur ky nerv shtypet
ose plagoset. Dëmtimi më së shpeshti rezulton nga inflamacioni (pezmatimi), nga
zgjerimi kockor për shkak të artritit ose të një zhvendosje diskale (hernie) në
fundshpinë.
Cilat janë simptomat?
Shiatiku shkakton dhimbje
që fillon në fund të shpinës dhe përhapet në vithe, në pulpë dhe deri në
shputën e këmbës. Dhimbja në përgjithësi ndihet si mpirje, therje apo djegie.
Ndonjëherë ajo fillon gradualisht dhe përkeqësohet gjatë natës dhe zakonisht
rëndohet nga lëvizja. Shiatiku gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në formë
shpimi gjilpërash, mpirje ose dobësi të muskujve në këmbën e prekur.
Si vendoset diagnoza?
Mjeku do të vlerësojë
simptomat dhe historinë mjekësore. Mjeku do të dojë të dijë nëse keni dhimbje
në fundshpinë dhe që përhapet në këmbë dhe nëse keni dobësi të muskujve në
këmbë ose në shputën e këmbës. Mjeku mund të bëjë pyetje që mund të sugjerojnë
një gjendje të rëndë, e tillë si një frakturë të kockave apo infeksion.
Mjeku do të dojë të dijë nëse keni pasur:
·
Ndonjë traumë (dëmtim)
·
Temperaturë të lartë apo ethe
·
Problem që kanë të bëjnë me zorrët apo gjëndrat
·
Ndonë histori kanceri
·
Humbje
në peshë kohët e fundit
Diagnoza
mbështetet kryesisht në simptomat tuaja. Diagnoza mund të vendoset edhe kur të
gjitha analizat janë normale.
Sa zgjat si sëmundje, sa kohë zgjasin
dhimbjet?
Shiatiku
zakonisht shërohet vetvetiu pas një periudhe pushimi (relaksi) dhe aktivitetesh
të kufizuara. Shumica e njerëzve me dhimbje të nervit shiatik ndihen më mirë
brenda 6 javësh. Dhimbja që zgjat më shumë se 6 deri në 12 javë duhet të
vizitohet nga mjeku. Nëse simptomat janë të rënda ose të zgjatura, ju mund t’i
referoheni një mjeku që është i specializuar në trajtimin e dhimbjeve të mesit.
Parandalimi!
Pasi
dhimbja e shiatikut të kalojë, ekzistojnë ushtrime, shtriqje, zgjatje dhe masa
të tjera që mund të parandalojnë kthimin e saj. Doktori mund t’ju rekomandojë
tek një fizioterapist për të zhvilluar një program të personalizuar.
Disa hapa që mund t’i merrni ndërkohë:
·
Praktikoni
qëndrimin drejt (posturë e rregullt).
·
Bëni
ushtrime për muskujt e barkut.
·
Ecni ose notoni.
·
Ngrini pesha në mënyrë të kujdesshme dhe të sigurtë.
·
Shmangni qëndrimin ulur ose në këmbë per periudha të gjata
kohore.
·
Flini gjumë në mënyrë korrekte.
·
Shtriquni (bëni tërheqje).
·
Shmangni
takat e larta.
Comments
Post a Comment