Simptomat për sëmundjet në trupin e njeriut!
Të gjithë njerëzit ndjejnë shqetësime të ndryshme, dikush në stomak, dikush në veshka, disa kanë fyt delikat, e disa kanë probleme me jashtëqitjen.
Ka njeri që të mos ankohet për gjendjen shëndetësore?!
Në fakt, në një lloj mënyre, të gjitha sëmundjet janë të
parandalueshme, pra mund të luftohen që në fillesat e tyre, por për këtë, në
fillim duhet të dimë simptomat e para të secilës sëmundje më vete. Sigurisht,
sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e
mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të
shëndetshme.
Por dhe në ato raste, kur dikush është prekur nga një sëmundje e
caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë,
të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.
Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e
shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut
shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë
njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që
acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien
organike.
Në shumë raste simptomat vlejnë për të evituar shfaqjen e një
sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë. Kështu ju mund
të lexoni brenda gjashtë faqeve, simptomat e para për 60 sëmundjet më të
shpeshta për trupin e njeriut: Sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë,
stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës,
obezitetin, variçet, për kancerin dhe evitimin e tij. Simptomat e përmbledhura
në numrin e sotëm na drejtojnë dhe lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të
ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një
njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Comments
Post a Comment