COVID-19
Nisur nga situata aktuale e shtimit te numrit te te prekurve nga COVID-19, kryesisht ne qytetin e Tiranes, lind akoma me teper nevoja per te rivleresuar organizimet spitalore te spitaleve rajonale ne te gjitha nivelet, se ku mund te permiresohet sherbimi dhe si mund te organizohet me mire Sugjerimet e meposhtme vlejne duke marre spitalet rajonale si spitale jo-COVID Do ti ndaja sugjerimet ne 3 pjese: Urgjencat e Spitaleve Ambientet spitalore jasht urgjences Personeli shendetsor URGJENCA E SPITALEVE TRIAZHIMI NE HYRJE TE URGJENCES Triazhimi ne hyrje te urgjences duhet te kryhet, ku eshte e mundur, ne nje ambient vecmas, mundesisht nje tende. Tenda mund te vendoset prane hyrjes se urgjences dhe mund te filtroje pacientet kryesisht me temperature duke i drejtuar ata drejt tendes dhe jo drejt ambienteve te brendshme te urgjences. Kjo i jep mundesine personelit te plotesoje te dhenat e pacientit, te marre parametrat, te plotesoje formularet e prestampuar me pyetje dhe te vendose pacientit m...